Korcë, 17-vjecarja me të dashurin, vjedh banesën e babait.

Një vajzë 17-vjeçare nuk është menduar dy herë për dëmin që mund ti shkaktojë babait të saj, por bashkë me të dashurin 21 vjeç ka vjedhur në shtëpinë e babait aq para sa ka mundur të gjejë për momentin.
Ngjarja është shënuar në qytetin e Korçës, ku shtetasja N.G 17 vjeç dhe i dashuri i saj B.J 21 vjeç kanë vjedhur në shtëpinë e shtetasit A.G babai i 17 vjeçares një shumë prej 1500 000 lekësh.
Denoncimi për humbjen e parave është bërë nga babai i 17 vjeçares dhe pas hetimit ka rezultuar se ka qenë vetë vajza që në kohë të ndryshme ka vjedhur prindërit e saj.
Ndaj dy të rinjve policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkepunim.
Add new comment