Itali, gjendet i vrarë me plumb në kokë 23-vjeçari shqiptar.

Postuar në 06 Prill, 2014 12:55

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Itali. Mediat e vendit fqinj raportojnë seshtetasi, Qamil Hyraj, 23 vjec u vra me një plumb pistolete në Porto Cesareo, në Torre Lapillo, pranë bregdetit të Jonit. Policia ka thënë se shtetasi shqiptar është qëlluar me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen nga një plumb në kokë.
Ka qenë pronari i fermës që ka pohuar se shqiptari kishte dalë në mëngjes në punë duke kullotur delet ndërsa trupi i pa jetë është zbuluar nga punëdhënësi në momentin që shkoi ti çonte ushqimin e drekës.

Zona ku ndodhi krimi është një lokalitet që ka shtëpi që përdoren për kohën e pushimeve të verës, aktualisht te pa banuara.

Kufoma e shqiptarit u gjet i shtrirë në menyre të rregullt pranë rrugës kryesore të zones, nje aks i pa asfaltuar.

Mjeku ligjor që shkoi në vendin e krimit ka thënë se shqiptari ishte vrare me një plumb në ballë. Dëshmitarët e kanë përshkruar shqiptarin si një njeri të qetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.