Greqi, i dënuari për vrasje sulmon me thikë gardianin

Një i dënuar për vrasje, që dyshohet të jetë shtetas nga Gjeorgjia, ka sulmuar një gardian grek me thikë, në momentin që ky i fundit po kryente kontroll në qelinë e tij në Trikalas.
I burgosuri, pasi është përballur me rojen, i ka vendosur thikën në grykë dhe i ka kërkuar që tëndalojë kontrollin.
Gardiani nuk ka pranuar dhe ka filluar një përleshje midis të dyve, me të burgosurin që përpiqej ta qëllonte me thikë.
Në këtë kohë kanë ndërhyrë të burgosurit e tjerë të qelisë dhe një roje tjetër, që i kanë hequr thikën nga dora të dënuarit dhe kanë mundur të qetësojnë situatën.
Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak ditë pasi i burgosuri shqiptar Ilia Kareli sulmoi dhe vrau me një thikë artizanale një roje në burgun e Malandrinos.
Add new comment