Operacioni “Ura e Vjetër” në Kurbin, sekuestrohen 35 kg kanabis.

Finalizohet me sukses operacioni “Ura e Vjeter”, ku nga sherbimet e Drejtorise se Policise Qarkut Lezhe, Seksioni i Luftes Kundra Narkotikeve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Gjok Kalthi, vjec 32, banues në Bushkash, Mat; Gjon Kalthi, vjec 26, banues në Bushkash, Mat; Agustin Marku, vjec 34, banues në Rubik, Mirditë dhe Tonin Doda, vjec 37, banues në Kulme, Mirditë (i denuar më parë në Greqi për shperndarje të lendëve narkotike).
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se më datë 06.04.2014, poshtë ures së vjetër në Milot, Kurbin, gjatë kontrollit të ushtruar këtyre shtetasve të cilët leviznin me mjetet Volsvagen veturë me targa AA773GU, Benz veturë me targa AA880AG dhe Benz veturë me targa TR1667I u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 9 qese me material bimorë të dyshuar si lendë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 35 kg.
Add new comment