Fushë Krujë, arrestohet me 21 kallëpe tritoli trafikanti i eksplozivit.

Arrestohet nga policia një person i dyshuar për tregtim dhe trafikim lëndësh eksplozive.
Policia ka bërë të ditur sepas një aksioni të zhvilluar në Fushë Krujë, është bërë e mundur të arrestohet duke tregtuar lëndë eksplozive 45 vjeçari Marjan Gjergji nga Rubiku.
Policia njoftoi se të dyshuarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan 15 kallëpe tritoli, dhe 7 dinamiti.
Sipas burimeve zyrtare të policisë Marjan Gjergji, pjesë e një grupi trafikantësh të lëndëve eksplozive.
Muajt e fundit tregtia e eksplozivit dhe trafikimi i lendeve plasese eshte kthyer dukshem ne vemendjen e policise.
Kjo per aresye te perdorimit te gjere te lendeve te tilla ne atentate te renda ndaj biznesmeneve dhe zyrtareve te shtetit ne disa qytete, kryesisht ne Tirane, Durres, Vlore, Shkoder dhe Korce.
Add new comment