Tiranë, kapet me armë e maskë në makinë, i dyshuari për grabitje.

Ndalohet nga Policia e Tiranës Drini Ilmi Xhelo, i moshës 25 vjeç, banues në lagjen ”5-Maji” Tiranë, i dyshuar për grabitje.
Policia ka thënë se ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi gjatë hetimeve të kryera nga Policia e Tiranës, ka rezultuar se ky shtetas ka qënë poseduesi i një armë zjarri pistoletë, e markës ”Cervena Zastava”, me krehër me fishekë, një silenciator, një kapele, dhe një kapuç pambuku, sende këto të cilat janë gjetur në pjesën e brendshme të tapicerisë së sediljeve të pasme te një automjeti Opel Corsa.
Shtetasi Drini Xhelo, është person me preçedentë penal. Ai ka qënë i
dënuar dhe më parë për veprat penale të ”Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe ”Vjedhjes”, Gjithashtu ky shtetas, ka qënë person i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.
Add new comment