Shkodër, sulmohet me sende të forta pronari i lokalit, 4 autorët në kërkim

Postuar në 05 Prill, 2014 14:31

Pronari i një lokali në qytetin e Shkodrës ka mbetur i plagosur pasi u dhunua me sende të forta. Policia ka thënë se ai u sulmua nga 4 persona gjatë ditës së enjte.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Truma e Dugajve të Reja” në lagjen “Vasil Shanto”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për arsye të dobëta.
Aktualisht ekspertët e policisë kanë shpallur në kërkim 4 persona, emrat e të cilëve janë: Vikor M, 27-vjeç, Vincens M. 34-vjeç, Leonard M 18-vjeç dhe M.M 16-vjeç, të gjithë banues në Velipojë.
Uniformat blu të Shkodrës bëjnë me dije se po punojnë për kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.