U gjet i vrarë në Mallakastër, djegia e makinës së viktimës u filmua.

Postuar në 05 Prill, 2014 09:45

Mbetet mister masakrimi dhe më pas vrasja e 44-vjeçarit Roland Maçi, trupi i të cilit ishte hedhur më pas në lumë, lidhur me dy fije balestre me qëllim që të mos mund të dilte në sipërfaqe.
Policia e Vlorës po analizon disa prova, mes tyre edhe celularin e viktimës si dhe regjistrimet filmike të një kamera sigurie, e cila ishte instaluar pranë vendit ku u gjet e djegur makina e viktimës, më 30 mars 2014.
Tre ditë më pas, më 3 prill policia gjeti trupin e pajetë të 44-vjeçarit poshtë urës së Poçemit në Mallakastër.
Sipas të dhënave babai i dy fëmijëve ishte zhdukur më 21 mars, kur nuk i kishte përgjigjur telefonatave të familjeve. Atë ditë automjeti i tij ishte konstatuar i parkuar në vendin ku 10 ditë me pas u gjet i djegur.
Familjarët kishin vënë në dijeni policinë për automjetin para se ai të digjej, por policia nuk kishte bërë sekuestrimin. Makina ishte marrë në dorëzim nga ekspertiza vetëm pasi u dogj, pra disa ditë pasi ishte regjistruar në policinë e Vlorës kallëzimi zyrtar për zhdukjen e 44-vjeçarit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.