Itali, shqiptari godet tri herë me thikë në shpinë djalin e tij.

Postuar në 06 Prill, 2014 03:12

Nje shqiptar nga Kosova goditi tri here me thime djalin e tij ne Itali.
Autor i ngjarjes eshte Zarif Hyseni 49 vjeç nga Mitrovica, i cili sulmoi djalin e tij 17 vjeç në stacionin e autobusit në Bolzano. I riu në gjendje kritike për jetën.
Policia prangos shqiptarin i cili mesohet se ishte divorcuar me gruan nga Shqipëria, pasi kishte dhe dy martesa të tjera tjetërmasakër shqiptare në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin e autobusit ku babai sulnmoi djalin dhe e goditi tri herë pas shpine. Djali, vetëm 17 vjeç, që kthehej nga puna ka rënë në tokë, ndërsa kanë qenë udhëtarët e shumtë që kanë mundur të ndërhyjnë për t`i shpëtuar jetën. Babai-vrasës ka ikur me vrap nga stacioni i autobusit duke marrë një tren për t`u larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa qytetarët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.
17 vjeçari A. Hyseni është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital dhe pas të dhënave të para policia ka mësuar se i plagosuri ishte shqiptar.
Dëshmitarët okular kanë treguar se i riu ishte sulmuar nga një burrë në moshë, duke bërë të mundur edhe dhënien e detajeve të tij fizike.
Karabinierët janë vënë në ndjekje të burrit me karakteristikat e dhëna prej dëshmitarëve dhe pas prangosjes, kanë mësuar se në të vërtet atentatori i të riut ishte vetë i ati i tij. Referuar medieve vendase saktësohet se në pranga ka rënë Zarif Hyseni, 49 vjeç me origjinë nga Kaçandoll i Mitrovicës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e datës 3 prill në zonën e Brunicos në Bolzano, ndërsa 17-vjeçari mësohet se vijon të jetë në gjendje të rëndë, pasi njëra prej goditjeve i ka prekur veshkën. Mediet italiane i kanë dhënë hapësirë krimit të kryer nga shqiptari, pasi ai vjen vetëm pak ditë pas një tjetër akti barbar ku nëna shqiptare iu mori jetën tri vajzave të saj.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.