Plagosje me thikë në Lushnje, policia arreston autorin.

Postuar në 06 Prill, 2014 03:22

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.
Bëhet e ditur se shtetasi Daniel Boçka, 23 vjeç, ka plagosur me thike shtetasin Ylli Çekrezi, pas një konflikti në fshatin Barbun.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe sipas hetimeve, plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa është arrestuar autori i plagosjes.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.