Kurbin, i sëmuri mbante peng familjen prej një viti, e plagos vëllai.

Postuar në 02 Prill, 2014 04:19

Krim në familje ne Kurbin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vinjoll të rrethit të Kurbinit.

Policia njofton se një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i tij. I plagosuri është 29-vjeçari Klevis Balluku i cili dyshohet se kishte marrë peng familjen e tij prej një viti.

Sipas policisë, 29-vjeçari i cili konsiderohej si njeri me probleme mendore kishte marrë peng familjen e tij në mars 2012 dhe e mbante nën kërcënimin e armës.
Hetimet e para të policisë kane treguar se ngjarja ka ndodhur  për shkak të grindjeve të vazhdueshme të 29-vjeçarit me familjen e tij.
Policia ka arrestuar edhe autorin e plagosjes së 29-vjeçarit i cili po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.