Transferohet nga spiali në burg, shqiptarja që vrau me thike tri vajzat.

Ka dalë nga spitali ditën e sotme, 37-vjeçarja Edlira Dobrushi, e cila vrau me thikë tre vajzat e saj. Motrat Keisi, Sidni dhe Simona, u vranë nga nëna e tyre me 9 mars, në banesën e tyre në Lecco të Italisë.
Pas daljes nga spitali, Edlira Dobrushi është marrë nga gardianët për t’u transferuar në burgun e Como-s në Itali, raportojnë mediat shqiptare.
Pas një meshe të mbajtur në Lecco, tre motrat u sollën në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit në qytetin e Kukësit më 15 mars.
Add new comment