Zhdukja e 18-vjeçarit në Erzen, dëshmitarja: Ja si ndodhi ngjarja.

Një dëshmitare e ngjarjes ka treguar sot rrethanat e zhdukjes së 18-vjeçarit të rrëzuar në kanionet e lumit Erzen ditën e sotme në fshatin Pëllumbas gjatë një ekskursioni.
“Në udhëtim kanë qënë 3 mikrobuzë me persona të ardhur nga Tirana dhe destinacioni i tyre ka qëne Shpella e Zeze”, tha dëshmitarja.
Sipas saj, aty një pjese prej tyre pasi kanë arritur te Shpella e Zezë kanë marrë një rrugë të thepisur që përfundonte në kanion dhe dy prej tyre kane rrëshkitur nga një gur në ujë.
“Unë jam vetë prezente duke ndjekur operacionin e trupave Renea (polumbare) ku po rrezikojnë jeten e tyre per shkak të terrenit jashtezakonisht të veshtire. Dua të bëj nje falenderim per trupat speciale Renea. Besoj se kerkimet do vazhdojne edhe neser”, theksoi më tej dëshmitarja.
Ajo ka shtuar se ngjarja ka ndodhur rrugës për në Shpellën e Zezë në fshatin Pëllumbas te Tiranës. Një i ri ka rrëshkitur nga pakujdesia dhe ka rënë në shkëmb pastaj perfundoi ne lum nga një lartesi e madhe ku më pas është marrë nga rrjedhja e lumit, ndërsa djali tjetër ka arritur të mbijetojë.
Djali i zhdukur eshte identifikuar me inicialet E.Alizoti, 18 vjec ndersa nje shok i tij që ka rrëshqitur në të njëjtën zonë ka arritur të mbijetojë pasi është mbajtur në bimësi në momentin e rrëshqitjes dhe më pas është ndihmuar nga personat e tjere të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Add new comment