Rikthehet Ora e Verës, nga e diela do të flemë 60 minuta më pak.

Nga dita e nesërme, me 30 mars, rikthehet ora e verës.
Kjo do të thotë se do të flemë 60 minuta më pak, sepse ora do të kthehet 60 minuta pas. Kështu, në orën 2:00 të natës të së shtunës (29 mars), akrepat e orës duhet të lëvizin 1 orë përpara, domethënë do të shkojnë nga 02.00 në 03.00.
Me orën verore, në fakt, fitojmë 60 minuta “ditë”, duke u larguar pak nga momenti i errësirës. Në këtë situatë, ky ndryshim do të sjellë për shumë njerëz një lodhje fiziko-psikologjike. Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës “mund të shkaktojë një lloj ndryshimi në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në humorin dhe vizionin e botës së njerëzve.
Pavarësisht ndryshimit vetëm për një orë, kjo periudhë i bën njerëzit të ndihen jo mirë, me një ndjesi boshe. Sipas psikiatrit Xhon Sherp (John Sharp), i diplomuar në Universitetin e Havardit, oreksi më i madh për të ngrënë, vështirësia për të fjetur ose përgjumja e tepruar mund të jenë shqetësime të lidhura me ritmet e reja. Në praktikë, organizmi ynë është i detyruar që të përshtatet me këtë situatë të re, ku për çdo gjë që bëjmë do të na duhen më shumë përpjekje dhe vendosmëri.
Shqetësimi më i madh, për shumë persona, do të jetë i lidhur me gjumin: sipas Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Gjumit (Aims), 12 milionë persona mund të kenë probleme me kthimin e orës së verës.
Add new comment