Shkodër, arrestohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje.

Një 36-vjeçar, i cili ishte person i shpallur në kërkim i akuzuar për vrasja, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një operacioni të sherbimeve te Drejtorisë se Policisë se qarkut Shkodër.
Zëdhënësi i Drejtorisë se Policisë, Bardhyl Saliu, tha se i arrestuari eshte Gjin Ndreu, banues në Shkodër, per të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dhënë masën e sigurisë «Arrest me burg». Sipas tij, ky shtetas është i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit Marjan Martini, ngjarje e ndodhur në fshatin Gur i Zi me 23. 11. 2013.
Add new comment