Shkodër, makina aksidenton për vdekje 70-vjeçarin.

Postuar në 29 Mars, 2014 13:18

Aksidentohet për vdekje një i moshuar në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në aksin Stom-Golem.
Policia ka thënë se viktima është identifikuar të jetë Ndok Rripa, 70 vjeç i cili ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet.
Efektivat e policisë së Shkodrës kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi të moshuarin.
Forcat e rendit mbërritën në në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Deklarata e policise
Me daten 29.03.2014, ne ora 19.30, ne vendin e quajtur Stom Golem, shtetasi Genc Docaj, vjec 25, duke udhetuar me benz me targa AA 636 AG, ka aksidentiuar per vdekje shtetasin, Ndok Rripa rrethe 70 vjec, banues ne Shkoder, i cili po ecte ne kembe ne ane te rruges.

Drejtuesi i automjetit Genci Docaj, eshte shoqeruar ne komisariat. Në perfundim do dergohet informacioni plote.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.