Takohen Ngjela dhe Spahiu, vendosin bashkëpunimin në politikë.

Postuar në 30 Mars, 2014 05:55

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela dhe kryetari i Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu kanë rënë dakord sot të jenë bashkë në frontin politik, duke përcaktuar së bashku dhe tre pikat e bashkëpunimit politik,  si patriotizmi, lufta kundër korrupsionit dhe politika e jashtme.

Pas takimit mes tyre gjatë ditës së sotme, avokati Spartak Ngjela ka deklaruar për mediat se pas dakordësisë për tre pikat e përbashkëta të aleancës së re mes dy subjekteve politike, në ditët në vijim do të  shpalosen programet e dy partive.

“Rënia dakord për të parë interesin shqiptar brenda interesit amerikan. Ne do të mbrojmë interesat shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon e më gjerë.Korrupsioni, politika e jashtme dhe cështja e patriotizmit janë 3 pikat që na përafruan në qëndrime. Ne biseduam vetëm për pikat që na bashkojnë dhe më pas do të bisedojmë për pikat e tjera të programeve tona“, tha Ngjela.

Kurse kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu tha se Aleanca Kuq e Zi është e hapur për bashkëpunim me cdo parti për zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se këto të fundit janë ende larg që të konkretizohet sot nëse do shkojë bashkë me PLD.

“Objektivat kanë përqasje dhe përafrim për shkak të specifikës së përbashkët që kanë dy subjektet. 3 prioritetet na bashkojnë dhe kjo si nevojë.
Aleanca e ka emrin vetë kuqezi dhe pranon bashkëpunim me cdo parim dhe pikërisht në parimet që ne shohim të ardhmen e Shqipërisë dhe Partia Ligj dhe Drejtësi përafron me programin e Aleancës Kuqezi. Sa për zgjedhjet lokale e lemë në të ardhmen cdo axhendë të këtioj lloji. Aleanca e ka emrin aleancë dhe si e tillë pranon aleanca me cdo parti të interesuar, por zgjedhjet janë ende larg për të përcaktuar cilat do jenë aleancat e AK”, u shpreh Spahiu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.