Operacioni “Konti”, sekuestrohen 600 kg kanabis në Korçë.

Nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ,prane Drejtorisë së Policisë Qarku Korçë, u finalizua rreth orëve të para të mëngjesit operacioni i koduar “KONTI”. Ne kuader te ketij operacioni është kapur një sasi prej 600 kg lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva. Ku si rezultat u bë kapja dhe u arrestimi në flagrancë i shtetasve të dyshuar: Tomi (Gazmir) Fatos Hila, 31 vjeç, banues në fshatin Dardhe,Hotolisht-Librazhd dhe Mariglen Shkelqim Topuzi, vjeç, 28, banues në Pogradec.
Shtetasit e mesiperm ishin duke udhetuar në qytetin e Korçës dhe u arriten të kapen përkatesisht , në hyrje të qytetit me automjetet tip BMW X5 , me targa AA 466 Fa dhe automjetin furgon Sprinter , me targa AA 569 IS , i cili mbante dhe sasinë prej 600 Kg lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva. Në cilësinë e proves materiale u arrit të sekustrohet 2 automjete dhe 10 aparatë celulare ndersa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale.
Add new comment