Lezhë, Operacioni “Mërkuri i bardhë”, procedim penal për dy administratorë supermarketesh.

Postuar në 28 Mars, 2014 13:20

Dy shtetas me detyrë administratorë supermarkesh në rrethin Lezhë do të ndiqen penalisht për veprat ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”  dhe ”Fshehja të ardhurave”.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë thanë  se në kuadër të operacionit “Merkuri i  bardhë” per goditjen e aktivitetit të prodhimit, tregtimit dhe magazinimit të mallrave të falsifikuara, është ushtruar kontroll në afërsi të kryqëzimit Shënkoll rrethi Lezhë tek supermarketi “Koka” i cili administrohet nga shtetasi Arjan K, vjec 34, banues në Shënkoll, si dhe në Shëngjin tek supermarketi “Aleksi” i  administruar nga shtetasi Aleksandër T,  vjec 51, banues në Shëngjin. Nga kontrolli ka rezultuar se në magazinen e 34 vjeçarit Arjan K.,  u sekuestruan 5 arka me pije energjike B52, të cilat dyshohen si pije të falsifikuara dhe pa fatura tatimore. Ndërkohë, gjatë kontrollit të dytë, atë të Shëngjinit, u sekuestruan 15  kanace me pije energjike B52  edhe këto të dyshuara si pije të falsifikuara dhe pa fatura tatimore.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore dhe filloi procedimi penal në ngarkim të personave në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.