Vdekja e shqiptarit në burgun grek, Totozani kërkon shpjegime nga MPJ Shqiptare dhe e Greqisë.

Postuar në 28 Mars, 2014 13:03

Avokati i Populltm, Igli Totozani nëpërmjet një letre i kërkon Ministrisë së Jashtme Shqiptare të ndjekë nga afër ngjarjen e ndodhur në burgun e Malandrinos, ku një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e tij.

Totozani në letrën drejtuar Ministrisë së Jashtme shkruan se “vetë rrethanat e kësaj ngjarje, e cila është paraprirë nga zhvillime të tjera që kanë rezultuar me humbjen e jetës të një prej gardianëve grekë në po të njëjtin institucion të vuajtjes së dënimit në shtetin fqinj, na nxisin ne të gjykojmë se është e nevojshme që institucioni që ju drejtoni të ndjekë nga afër zhvillimet që kanë të bëjnë me hetimin e saj nga autoritetet kompetente vendase duke kërkuar informacionet përkatëse për këtë qëllim.”

“Është detyrim kushtetues mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, nga ana e shtetit shqiptar dhe institucioneve që përfaqësojnë atë. Në vlerësimin e Avokatit të Popullit, theksojmë se është i dënueshëm ligjërisht dhe moralisht çdo veprim i cili çon në humbjen e jetëve njerëzore pavarsisht faktit se kujt i përkasin ato.”, thekson në letër Totozani.

“Për sa më sipër, një rol aktiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme në sqarimin e rrethanave të vdekjes së shtetasit shqiptar Ilia Kareli, do të ishte i domosdoshëm dhe domethënës në kuadër të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të shtetasve shqiptar kudo që ata ndodhen “, shtoi Avokati i Popullit.
Totozani një letër të ngjashme i ka dërguar edhe Ministrise së Jashtme Greke.

“Jemi vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi, përmes njoftimeve të medias duke përcjellë hidhërimin dhe shqetësimin tonë institucional dhe njerëzor për humbjen e jetëve.

Së fundmi, u njoftuam për vdekjen e shtetasit shqiptar Ilia Kareli në qelinë e tij, në burgun e sipërcituar, vetëm pak ditë pasi mbeti i vrarë një prej gardianëve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit penal.

Theksojmë se humbja e jetëve njerëzore është një pasojë e rëndë dhe një akt i cili duhet hetuar me seriozitet dhe objektivitetin e nevojshëm nga ana e autoriteteve përkatëse kompetente të shtetit grek. Për këto arsye, ndjekja nga afër nga ana e institucionit të Ombudsmanit të Greqisë brenda kompetencave të tij, e procesit zyrtar investigues që do të zhvillohet nga institucionet përgjegjëse, vlerësojmë se do të ishte një veprim domethënës dhe inkurajues për zbardhjen e rrethanave dhe shkaktarëve të këtyre ngjarjeve të hidhura që kanë tronditur opinionin publik të të dy vendeve tona.”, shkruan në letrën e tij, Kreu i Institucionit të AP-së në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në qelinë e tij, në burgun e Nigrita të Serresit, i burgosuri shqiptar Ilir Kareli, i cili tri ditë më parë kishte vrarë gardianin 46-vjeçar të burgut të Malandrinos, Jorgo Cironi, baba i dy fëmijëve. Ministria greke e Drejtësisë ka urdhëruar fillimin e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.