Arkiv-Lajme të përditësuara
Vlorë, agronomi 45 ditë i vdekur në banesë, vrau veten pas largimit nga puna.
Prej 45 ditësh dyshohet seka qëndruar i vdekur në banesë pas vetëvrasjes për shkak të largimit nga puna.
Policia e Vlorës ka thënë se 58-vjeçari, Lluka Babe dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetvrarë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në qytetin bregdetar të Vlorës, ku 58-vjeçari Babe i cili punonte në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit me profesion agronom, është vetëvrarë dy muaj pas largimit nga puna.
Fsheh 30 kg drogë në gomat rezervë, arrestohet transpotuesi në Durrës.
Ka fshehur një sasi droge në gomat rezervë të mjetit, por është zbuluar dhe arrestua nga policia.
Një 46 vjeçar, që po tentonte të transportonte drejt Italisë rreth 30 kilogramë hashash ka rënë në pranga, siç njoftoi policia.
Sipas burimeve nga vendi I ngjarjes, arrestimi i shtetasit Gëzim Alimehmeti është bërë mbrëmjen e sotme nga efektivët e policisë kufitare, të cilët kanë zbuluar në automjetin e drejtuar nga Alimehmeti lëndën narkotike.
Ohër, në pranga “gjahtari i natës”, ndiqte grate dhe i përdhunonte.
Një person i dyshuar për përdhunim është vënë në pranga nga policia e Ohrit. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën 8 ditë burg deri në përfundim të hetimeve.
Si[as policisë 20 –vjeçari A.R banues në Ohër ka tentuar të përdhunojë dy femra në këtë qytet. Ai i ndiqte dhe vëzhgonte më parë ‘viktimat” e tij dhe më pas i sulmonte fizikisht dhe tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë. Rastet kanë ndodhur gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.
Pukë, gjendet i vetëvarur një 23-vjeçar.
Një 23 vjecar i ka dhënë fund jetës në moshë të re duke u vetëvarur për motive që ende nuk dihen.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poravë të Pukës. Sipas policisë viktima është D. Faslia. 23-vjecari u gjet i pa jetë në banesë nga familjarët e tij.
Policia bën me dije se rrethanat që e shtynë të riun drejt vendimit ekstrem janë ende të pa qarta ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Humb kontrollin e mjetit, përfundon në lumë 60-vjecari.
Policia e Bulqizës ka gjetur një trup të pajetë në brigjet e lumit.
Kanë qenë kalimtarë tërastit të cilët i kanëtelefonuar policisëlokale dhe kane njoftuar se një person i pajetë ndodhet nëbrigjet e lumit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherëefektiva të Komisariatit të Bulqizës ku dhe kanë nisur hetimet dhe më pas e kanë transportuar viktimën në morgun e spitalit të qytetit.
Pas verifikimeve të kryera, mësohet se viktima ishte Zija Bajrami, 60 vjeç, banor i fshatit Ostren i Vogël të Komunës Ostren.
Rikthehet taksa e udhëtimit për jashtë shtetit.
Një nga taksat e reja që Fondi Monetar Ndërkombëtar propozoi për ta rikthyer në Shqipëri është edhe pagesa e një tarife për çdo rezident në Shqiperi, kur del jashtë kufijve. Por çfarë është taksa e udhëtimit?
Sipas një kërkimi në VVikipeida rezulton se 18 vende në botë aktualisht përdorin këtë lloj takse, ku një pjesë e shteteve e vendos atë vetëm për udhëtimet përmes aeroporteve dhe një pjesë tjetër në të gjitha llojet e transportit.
Prangoset 41 vjeçari nё Klos, u kap me arsenal armёsh.
Njё 41 vjeçar ka rёnё nё prangat e Policisё sё Matiti nёn akuzёn e armёmbajtes pa leje. Policia njoftoi se gjatё kontrollit tё ushtruar nё banesёn e shtetasit Ibrahim Kadiu nё Klos ёshtё gjetur njё arsenal me armё.
U gjetën një automatik, një pushkë gjermane, një pushkë 20-she, 50 copë fishekë, një sasi fitili përcjellës dhe disa kapsolla. Në ngarkim të 41-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
Bulqizë, gjendet kufoma e një mashkulli.
Një trup i pa jetë është gjetur ditën e sotme në Bulqizë. Policia lokale njofton se trupi i pajetë është në gjendje të dekompozuar; rreth moshës 55 vjeç.
Mësohet se trupi i pajetë u gjet në afërsit të urës që lidh dy fshatra te komunes Gjorice. Kufoma e seksit mashkull është gjetur në ujërat e Lumit Çerenet
Maqedoni, gjendet pa jetë 3-vjecari i rrahur për vdekje.
Një fëmijë trevjeçar është gjetur i vdekur në Shkup. Në fakt, trevjeçari M.S., është gjetur i vdekur në shkallët e shtëpisë, në rrugën ”172” në Shkup, ndërsa pas obduksionit të kryer nga organet kompetente, është konstatuar se vdekja ka ndodhur ne mënyrë të dhunshme për shkak të rrahjes.
MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e rastit, janë arrestuar edhe personat që jetojnë në atë shtëpi ndërsa pas bisedave të realizuarainformative, është konstatuar si kryerës i mundshëm i kësaj vepre mund të jetë Xh.B.(34) që jeton në të njëjtën shtëpi me fëmijën tashmë të mbytur.
Legalizimet, kush paguan menjëherë përfiton 20 % ulje.
Këshilli i Ministrave pritet të miratojë këtë javë, ligjin për Legalizimet, sipas të cilit pritet të ketë zbritje prej 20 % të faturës financiare për ata qytetarë që do të paguajnë menjëherë koston e caktuar nga qeveria.
Zbritje deri në 20% të vlerës së faturuar për parcelën ndërtimore nëse ajo kryhet menjëherë, ristrukturim të mënyrave për shlyerjen e tarifës, ndryshim në përllogaritjen e detyrimit financiar, si edhe më shumë objekte të përfshira në proces legalizimi janë pjesët e ndryshuara të kësaj pakete ligjore.