Ohër, në pranga “gjahtari i natës”, ndiqte grate dhe i përdhunonte.

Postuar në 23 Mars, 2014 13:47

Një person i dyshuar për përdhunim është vënë në pranga nga policia e Ohrit. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën 8 ditë burg deri në përfundim të hetimeve.

Si[as policisë 20 –vjeçari A.R banues në Ohër ka tentuar të përdhunojë dy femra në këtë qytet. Ai i ndiqte dhe vëzhgonte më parë ‘viktimat” e tij dhe më pas i sulmonte fizikisht dhe tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë. Rastet kanë ndodhur gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.

Në të dyja rastet, viktimat ia kanë dalë t’u shpëtonin duarve të përdhunuesit dhe duke kërkuar ndihmë. Pas denoncimit në policinë lokale të dy rasteve, policia ka mundur të zbuloj identitetin e autorit dhe të në pranga.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.