Arkiv-Lajme të përditësuara

Librazhd, mbytet në rezervuar 11-vjeçari.

Postuar në 22 Mars, 2014 10:15

Mbytet një 11-vjeçar nga Librazhdi pas rënies  aksidentalisht në rezervuar. Burime të policisë kanë thënëse ngjarja ka ndodhur në fshatin Xhyrë, të komunës Hotolisht në Librazhd.

Nga të dhënat e para mësohet se vdekja e 11-vjeçarit me iniciale V.F ka ardhur për shkaqe aksidentale. Dyshohet që ai mund të jete rrëzuar në rezervuar.

Kanë qenë familjarët ata që e gjetën të mbytur 11-vjeçarin pas kërkimeve. Ndërkaq, policia vijon hetimet për ngjarjen.

Korcë, babai i dehur qëllon me sopatë djalin, 22-vjeçari plagoset në gjumë.

Postuar në 22 Mars, 2014 09:51

Një djalë 22 vjecar është plagosur rëndë ditën e sotme në Korcë pas një konflikti në familje.
Policia ka thënë se autori i krimit, shtetasi Thoma Sejdarasi ka qene ne gjendje te dehur në momentin që ka qelluar djalin e tij. I plagosuri ka qenë në gjumë në momentin kur është qëlluar me sopatë.

Tiranë, shpërthim eksplozivi para derës së biznesmenit.

Postuar në 22 Mars, 2014 05:04

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në një pallat te Komuna e Parisit.
Policia ka thënë se një sasi tritoli ka shpërthyer në katin e katërt të një pallati në rrugën ‘Muhamet Butka’.Eksplozivi ishte vendosur te pragu i derës së një biznesmenit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, ndërkohë, po punohet për identifikimin e autorëve të shpërthimit.

Dy aksidente në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona.

Postuar në 22 Mars, 2014 03:05

Dy persona janë plagosur rëndë paraditen e sotme, nga një përplasjes së dy automjeteve në “Rrugën e Kombit”. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Fanit, ku një furgon me targë LA9424A është përplasur me një automjet tip “Benz” me targëAA441IN.
Nga përplasja janë plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Ata u transportuan menjëherë në spital, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Tiranë, përleshje me grushte në rrugë për gërvishtjen e makinës.

Postuar në 21 Mars, 2014 16:12

Përleshje mes dy personave për gërvishtjen e makinës. Incidenti I ndodhur në Tiranë ka degjeneruar në dhunë fizike.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Zogut të Zi në kryeqytet, ku dy persona janë rrahur në mes të rrugës.
Eshtë dashur ndërhyrja e një efektivi të policisë rrugore, për të shuar konfliktin.

Identifikohet shqiptari i vrarë në derë të shtëpisë në Itali.

Postuar në 21 Mars, 2014 16:09

Identifikohet shqiptari i vrarë në një atentat mafioz para derës së shtëpisë së tij në Verona të Italisë.
Policia ka thënë se ngjarja ku humbi jetën emigranti shqiptar, Alban Lilaj, 41 vjeç, ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme në një shesh të Veronas në Itali.

Banorët kishin dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Ata kanë mbërritur rreth mesnatës në vendngjarje, në sheshin “XXX Aprile”.  Shqiptari u gjet përtokë një burrë i qëlluar me armë zjarri.

Vritet me armë zjarri emigranti shqiptar në Verona.

Postuar në 21 Mars, 2014 12:55

Vritet një shtetas me armë zjarri ne Verona te Italise. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës mes së enjtes dhe së premtes në Itali, në lokalitetin e Pastrengos, pranë qytetit të Veronës.Sipas mediave italiane 42-vjeçari, i divorcuar dhe me një djalë, është qëlluar me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpi.
Ende nuk është e qartë dinamika e vrasjes, ndërkohë që nga hetimet e para ka rezultuar se viktima jetonte në Itali prej shumë vitesh. Mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët.

Durrës, 7 raste të dhunës në familje brënda 24 orëve të fundit.

Postuar në 21 Mars, 2014 12:49

Shtate raste te dhunes ne familje jane regjistruar gjate 24 oreve te fundit ne Durres.Policia ka thene se shtate persona jane paraqitur dhe kane kerkuar mbrojtje nga te afermit e tyre pas akteve te dhunes.

Kosovë, përplasje me armë në Pejë, dy të vrarë e 6 të plagosur.

Postuar në 21 Mars, 2014 12:47

Xhevat Ibra, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Pejë, tha se sot rreth orës 15 e 40 minuta, afër Hotel ”Gold” në Pejë, ka pasur gjuajtje me armë zjarri nga një veturë “Jep Grand Cherokee”. Sipas tij, dy persona janëkonfirmuar se kanë vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë janë në spitalin rajonal të Pejës, të cilët po kurohen.Njëri nga të vdekurit është kalimtar rasti, ndëra tjetri i përfshirë në krim.

U dënua për vdekjen e këngëtares Emmy, vetëdorëzohet biznesmeni Aziz Kelmendi.

Postuar në 21 Mars, 2014 12:46

Vetëdorëzohet në policine e Tiranes, biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, i dënuar për vrasjen nga pakujdesia të këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me emrin e artit Emmy.

Kelmendi ishte shpallur ne kerkim pasi gjykata e Apelit vendosi rikthimin e tij ne burg pas lirimit ne shkallen e pare.

Sipas vendimit të dhene nga ana e Gjykatës së Apelit të Tiranës, biznesmeni me origjine nga Kosova, Aziz Kelmendi duhet të rikthehet sërish në qelitë e burgut, për të shlyer pjesën e dënimit prej 10 muaj e shtatë ditë burg, të cilat ia ka “borxh” drejtësisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara