Arkiv-Lajme të përditësuara

Tahiri: Fëmijët e të rënëve në detyrë pa procedurë në shkollën e policisë.

Postuar në 19 Mars, 2014 08:25

Fëmijët e policëve të rënë në detyrë do të pranohen në Akademinë e Rendit pa kaluar në procedurat standarde për tu bërë pjesë e shkollës së Policisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri gjatë një deklarate për mediat, ku bëri të ditur se Qeveria Shqiptare miratoi të mërkurën, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme pranimin e fëmijëve të policëve të rënë në detyrë pa kaluar procedurat normale.

Kosovë, pritet zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Postuar në 19 Mars, 2014 03:00

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare ku prite të zgjedhet Avokati i Popullit, një anëtar joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe një anëtarë i Komisionit të Pavarur për Media.Po ashtu, gjatë kësaj seance do të shqyrtohet propozimi për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe propozimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Mediave.

Mat, mbytet në lumë emigranti depresiv, u kthye nga Greqia.

Postuar në 19 Mars, 2014 02:54

Një 25-vjeçar në Mat i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumë. Policia bën me dije se i riu me inicialet SH. G vuante prej gjashtë muajsh nga depresioni.
Sipas njoftimeve, familjarët e tij bënë të ditur se viktima ka dalë nga shtëpia rreth orës 12:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe është gjetur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit i mbytur në lumë nga familjarët e tij.
Viktima SH.G është hedhur nga një shkëmb rreth 200 metra larg banesës.

Aksidentohet për vdekje 74 vjecari në Zemblak të Korçës.

Postuar në 18 Mars, 2014 16:15

Rreth orës  20.00, në fshatin Zemblek Korçë, automjeti opel me targa AA 643 BS ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin  E.B,rreth  74 vjec , banues në  Elbasan.Nga ana e shërbimeve  të policisë është shoqeruar drejtuesi i mjetit , shtetasi Klement Topçiu, rreth 54 vjec, banues ne Korce . Po punohet per te sqaruar shkaqet e aksidentit.

Thaçi: Qeveria, garantuese e zbatimit të Kontratës së Përgjithshme Kolektive.

Postuar në 18 Mars, 2014 15:32

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë garantuese e zbatimit të Kontratës së Përgjithshme Kolektive dhe do të sigurojë përmbushjen e të drejtave që ju takojnë punëtorëve”, tha sot kryeministri Hashim Thaçi. Në ceremoninë e nënshkrimit të Kontratës së Përgjithshme Kolektive, ai u shpreh se, jemi mbledhur këtu për të ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm për konsolidimin dhe modernizimin e tregut të punës së Kosovës.

Lezhë, arrestohen për gjueti të paligjshme 3 italianë.

Postuar në 18 Mars, 2014 13:50

 Tre shtetas italianë janë arrestuar sot në qytetin e Lezhës për gjueti të paligjshme.

Burime nga Policia e këtij qyteti konfirmojnë se në kuadër të operacionit “Laguna” u krye arrestimi i Rodolfo Tardi, Andrea Skarpi dhe Paolo Traski.

Të njejtët burime konfirmojnë se italianën bashkëpunonin me shtetasit shqiptarë, identiteti të cilëve është: Meraldo dhe Pashk Ndoka, Gjek Deda, Ndue Kola dhe Arlind Kolecaj.

Banesat sociale, përfitojnë 125 qytetarë në Durrës.

Postuar në 18 Mars, 2014 13:48

Rreth 125 persona do të përfshihen në programin e banesave sociale në qytetin e Durrësit.

Miratimi i kalimit të banesave sociale tek personat e pastrehë është bërë në mbledhjen e Këshillit Bashkia, ku ky program u votua me shumicë votash.

Burime nga bashkia e këtij qyteti konfirmojnë se procedura e shpërndarjes do të behët brenda 15 ditëve, ndërkohë që mësohet se shpërndarja e banesave për kategoritë në nevojë do të bëhet nga Ministria e Turizmit.

Po ashtu, konfirmohet se në programin e strehimit kategoritë që përfshihen janë ata me Aftësi të Kufizuar.

Gjykata e Strasburgut dënon Turqinë për veprime çnjerëzore.

Postuar në 18 Mars, 2014 10:03

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Strasburg, e ka dënuar Turqinë për trajtimin e saj “çnjerëzor” që ia ka bërë në burg udhëheqësit rebel të kurdve, Abdullah Ocalan.

Gjykata vendosi sot se izolimi i tij për më shumë se një dekadë në një burg të sigurisë së lartë në një ishull në Turqi, i ka shkelur tëdrejtat e tija njerëzore.

Ocalan është mbajtur në burg në ishullin Imrali.

“Ik Hashim” protestë më 21 mars në Prishtinë, Çela: Kosova shtet i burgosur në Europë.

Postuar në 18 Mars, 2014 09:58

Më 21 mars pritet që të organizohet një protestë kundër qeverisë së Hashim Thaçit.

Lajmi bëhet me dije nga kryetari i lëvizjes “Ik Hashim” Fehim Çela.

“Qeveria e Kosovës duhet të largohet pasi ka sjellë shumë dëme. Kosova është e pakënaqur për ecurinë e bisedimeve me Serbinë. Serbia ende nuk ka kërkuar ndjesë”,- u shpreh Çela.

Merkel: Bashkimi i Krimesë me Rusinë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Postuar në 18 Mars, 2014 09:57

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi sot se bashkimi i Krimesë me Rusinë, i konfirmuar sot me një marrëveshje historike, ishte kundër të drejtës ndërkombëtare.

”Jemi absolutisht të bindur se integrimi i Krimesë në Federatën e Rusisë është kundër të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Merkel gjatë një konference shtypi me homologun portugez Pedro Passos Coelho, pikërisht pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një traktat për bashkimin e këtij gadishulli në jug të Ukrainës me Rusinë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara