Banesat sociale, përfitojnë 125 qytetarë në Durrës.

Rreth 125 persona do të përfshihen në programin e banesave sociale në qytetin e Durrësit.
Miratimi i kalimit të banesave sociale tek personat e pastrehë është bërë në mbledhjen e Këshillit Bashkia, ku ky program u votua me shumicë votash.
Burime nga bashkia e këtij qyteti konfirmojnë se procedura e shpërndarjes do të behët brenda 15 ditëve, ndërkohë që mësohet se shpërndarja e banesave për kategoritë në nevojë do të bëhet nga Ministria e Turizmit.
Po ashtu, konfirmohet se në programin e strehimit kategoritë që përfshihen janë ata me Aftësi të Kufizuar.
Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje kreu i bashkisë Vangjush Dako detajoi edhe projektin e ri për ndërtimin e 125 banesave të tjera.
Miratimi dhe shpërndarja e banesave sociale për personat e pastrehë në këtë qytet bëhet pas tre vitesh ndërprerje.
Add new comment