Lezhë, arrestohen për gjueti të paligjshme 3 italianë.

Tre shtetas italianë janë arrestuar sot në qytetin e Lezhës për gjueti të paligjshme.
Burime nga Policia e këtij qyteti konfirmojnë se në kuadër të operacionit “Laguna” u krye arrestimi i Rodolfo Tardi, Andrea Skarpi dhe Paolo Traski.
Të njejtët burime konfirmojnë se italianën bashkëpunonin me shtetasit shqiptarë, identiteti të cilëve është: Meraldo dhe Pashk Ndoka, Gjek Deda, Ndue Kola dhe Arlind Kolecaj.
Mësohet se shqiptarët i ndihmonin tre italianët për stehim. Gjatë këtij operacioni, policia bllokoi në cilësinë e provës disa armë gjuetie, municione dhe imitues.
Add new comment