“Ik Hashim” protestë më 21 mars në Prishtinë, Çela: Kosova shtet i burgosur në Europë.

Postuar në 18 Mars, 2014 09:58

Më 21 mars pritet që të organizohet një protestë kundër qeverisë së Hashim Thaçit.

Lajmi bëhet me dije nga kryetari i lëvizjes “Ik Hashim” Fehim Çela.

“Qeveria e Kosovës duhet të largohet pasi ka sjellë shumë dëme. Kosova është e pakënaqur për ecurinë e bisedimeve me Serbinë. Serbia ende nuk ka kërkuar ndjesë”,- u shpreh Çela.

Ai ka theksuar se situata ekonomike dhe papunësia janë probleme madhore në Kosovë. “Kosova është e nënta në botë për nga varfëria. Papunësia arrin në nivelin 70%”,- theksoi Çela. Sipas tij Kosova është një shtet i burgosur në Europë. Çela shprehet se zgjedhjet serbe në Kosovë ishin një gjë e patolerueshme.

“Serbia ka bërë krime dhe është e lirë dhe po ndihmohet. Kosova është ende viktimë dhe e izoluar. Kosova ka shtetin e vet dhe nuk duhet të bëhen zgjedhje shtetërore serbe në Kosovë”.

Çela thekson se protesta e 21 marsit do të jetë paqësore dhe demokratike. Sipas tij në Kosovë edhe mediat janë të censuruara. “Protesta më 21 mars do jetë demokratike dhe paqësore. Janë thirrur të gjitha shtresat. Thirrjen e kemi bërë përmes gazetave dhe KTV. Në Kosovë edhe mediat janë të kontrolluara, e quaj diktaturë moderne”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.