Mat, mbytet në lumë emigranti depresiv, u kthye nga Greqia.

Një 25-vjeçar në Mat i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumë. Policia bën me dije se i riu me inicialet SH. G vuante prej gjashtë muajsh nga depresioni.
Sipas njoftimeve, familjarët e tij bënë të ditur se viktima ka dalë nga shtëpia rreth orës 12:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe është gjetur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit i mbytur në lumë nga familjarët e tij.
Viktima SH.G është hedhur nga një shkëmb rreth 200 metra larg banesës.
Ai ka punuar në Greqi para një viti dhe ka ardhur prej andej i sëmurë me depresion. Mësohet se viktima ka qenë edhe i martuar. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Add new comment