Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, gjendet i vdekur në banesë shkrimtari Pëllumb Çabej.
Shkrimtari Pëllumb Çabej gjendet i vdekur brenda banesës së tij në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, Çabej dyshohet të ketë ndërruar jetë rreth 2 ditë më parë.
Shkodër, Takim sensibilizues kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Masat për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ne territorin e qarkut Shkodër ishin ne fokus te një takimi të organizuar sot nga Drejtoria e Policisë se qarkut, ne bashkëpunim me institucionin e Prefekturës.
Sarandë, grabitet një banesë, arrestohet autori.
Një person i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga policia ditën e sotme në Lezhë. Policia bën me dije se ka vënë në pranga Preng Nikollin i akuzuar për grabitjen me armë të një banese në Sarandë.
Gjatë grabitjes Nikolli ka ushtruar dhunë edhe ndaj të pronarëve të banesës. Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën “burg pa afat”. Policia sqaron se Nikolli u arrestua në Tale të Lezhës.
Dy aksidente në Tiranë dhe Milot, vdes një i ri, një tjetër plagoset.
Një person është plagosur rëndë mesditën e sotme në rrugën “Arkitekt Kasëmi” në Tiranë. Shkak për aksidentin e tij është bërë shpejtësia e lartë e mjetit motorçikletë me të cilën udhëtonte i riu, ku mësohetse humbja e kontrollit ka shkaktuar aksidentimin e të riut.
Viktima e katërt nga virusi H1N1 në Kosovë.
Mbrëmjen e së mërkurës, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka humbur jetën viktima e katërt nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave. Pacientja, M.K (1951) është nga fshati Shlivovë i Gjilani dhe në QKU ishte transferuar një ditë më herët nga Spitali Rajonal i Gjilanit, në ditën e 8-të të sëmundjes, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, infektologu Izet Sadiku. Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri tani janë konfirmuar 66 raste me H1N1, 4 nga të cilat vazhdojnë trajtimin në Klinikën Infektive.
Arrestohen dy të kërkuar për vrasje.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vrasje. Bëhet e ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasi Shkëlqim Allushi i denuar me 25 vite burg dhe shtetasi Albert Hoxha i dënuar me 20 vjet burg.
Grabitet me armë kazinoja në qendër të Korçës.
Grabitet me armë një kazino në qendër të qytetit të Korçës. Policia ka informuar se një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur kazinonë mbrëmjen e të mërkurës.
Sipas të dhënave nga policia ngjarja ka ndodhur pak para mesnate ndërkohë që nuk ka pasur persona të lënduar.
Nje burim i policise nga vendi i ngjarjes, ka pohuar se autori i krimit i maskuar dhe me nje arme ne dore ka hyre ne kazino dhe pasi ka kercenuar punonjesit dhe klientet, ka kerkuar parate.
Pensionet, FMN: Rrisni moshën, burrat 67 vjeç, gratë 65 vjeç.
“Panorama” shkruan sot se FMN i propozon qeverise shqiptare rritjen e moshes se pensionit, 67 vjeç per burrat dhe 65 vjeç per grate. Banka Botërore po asiston qeverinë në reformën e pensioneve, por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar jep sugjerimet e tij për masat që duhet të ketë parasysh qeveria.
Kështu, FMN propozon që mosha e daljes në pension për burrat të shkojë nga 65 vjeç që është sot, në 67 vjeç, ndërkohë që për gratë nga 60 vjeç që është, në 65 vjeç. Por, përveç moshës FMN propozon edhe një sërë masash të tjera që duhet të ecin paralelisht.
Zgjatet me një vit, ligji i kompensimit të pronave.
Këshilli i Ministrave ka vendosur dje të shtyjë me një vit kohëzgjatjen e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Vendimi vjen vetëm pak javë përpara datës së skadencës së zbatimit të këtij ligji, i cili, sipas parlamentit të mëparshëm, mbetej në fuqi deri më 30 prill 2014. “Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, ‘Për kthimin dhe kompensimin e pronës’, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Në nenin 24, data ’30.4.2014′ zëvendësohet me ’30.4.2015′. Në nenin 28, data ’30.4.2014′ zëvendësohet me ’30.4.2015′” përcakton vendimi i djeshëm i Qeverisë.
Sarandë, grabitet një banesë, arrestohet autori.
Një person i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga policia ditën e sotme në Lezhë. Policia bën me dije se ka vënë në pranga Preng Nikollin i akuzuar për grabitjen me armë të një banese në Sarandë.
Gjatë grabitjes Nikolli ka ushtruar dhunë edhe ndaj të pronarëve të banesës. Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën “burg pa afat”. Policia sqaron se Nikolli u arrestua në Tale të Lezhës.