Grabitet me armë kazinoja në qendër të Korçës.

Grabitet me armë një kazino në qendër të qytetit të Korçës. Policia ka informuar se një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur kazinonë mbrëmjen e të mërkurës.
Sipas të dhënave nga policia ngjarja ka ndodhur pak para mesnate ndërkohë që nuk ka pasur persona të lënduar.
Nje burim i policise nga vendi i ngjarjes, ka pohuar se autori i krimit i maskuar dhe me nje arme ne dore ka hyre ne kazino dhe pasi ka kercenuar punonjesit dhe klientet, ka kerkuar parate.
Policia beri te ditur se autori i krimit ka arritur te marre 100 mije leke te reja dhe me pas eshte larguar nga vendi i krimit.
Forcat e rendit shkuan ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te grabitjes dhe identifikimin e autorit.
Deklarata e policise
Diten e sotme rreth ores 22.45, ne lagjen 7-Korce ne nje ambjent lojrash fati “Kazino ” eshte futur nje person i maskuar i cili mbante ne dore nje arme zjari pistolete ,dhe me anen e kercenimit te saj dyshohet se ka vjedhur rreth 100 000 lek e me pas eshte larguar.U ngrit grupi hetimor per te kryer veprimet hetimore si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit .
Add new comment