Tiranë, gjendet i vdekur në banesë shkrimtari Pëllumb Çabej.

Postuar në 20 Mars, 2014 11:18

Shkrimtari Pëllumb Çabej gjendet i vdekur brenda banesës së tij në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, Çabej dyshohet të ketë ndërruar jetë rreth 2 ditë më parë.

Fqinjët e pallatit kanë lajmëruar policinë, ku kanë kërkuar të kontrollohet banesa e Çabejt. Nga hetimet e para rezulton sevdekja e 82-vjeçarit mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Në qershor të 2013-ës, Pëllumb Çabej ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e pallatit të banesës së tij, por ka shpëtuar fatmirësisht. Ai ka deklaruar më pas se nuk ka dashur të vetëvritet, por ka rënë aksidentalisht.
Botuesi i njohur Pëllumb Çabej jetonte vetëm në një apartament në katin e dytë tek Shallvaret, pranë qendrës së Tiranës, pasi bashkëshortja i kishte vdekur prej vitesh. 82- vjeçari nuk ka pasur fëmijë, ndërkohë që vetmia dhe problemet ekonomike e kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe.
Vite më parë ai ka pasur një librari pranë Bankës së Shqipërisë por tashmë ajo është mbyllur

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.