Shkodër, Takim sensibilizues kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Postuar në 20 Mars, 2014 11:17

Masat për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ne territorin e qarkut Shkodër ishin ne fokus te një takimi të organizuar sot nga Drejtoria e Policisë se qarkut, ne bashkëpunim me institucionin e Prefekturës.

Duke shprehur vlerësimin e tij si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për organizimin e këtij takimi, zv/drejtori i përgjithshëm i policisë, Altin Qato, theksoi faktin se megjithë arritjet e deritanishme në luftën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, përsëri vendi ynë dhe veçanarisht qarku Shkodër, konsiderohet si një zone ku vazhdon të kultivohet çdo vit bima narkotike cannabissativa. Ky fakt, sipas tij, përveç aspektit kriminal, po dëmton edhe imazhin e vendit tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ai përcolli vendosmërinë e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të vijuar me shumë përgjegjësi dhe përkushtim luften ndaj bimeve narkotike.

Drejtori i Policisë se qarkut Shkodër, Shaban Nexhi, pasi bëri një pasqyrë të përgjithshme të punës së uniformave blu gjatë periudhes së mëparshme, nënvizoi faktin se situata rreth këtij problemi në qarkun e Shkodrës nuk është aspak e mirë. ”Me gjithë punën e mirë të bërë vitin e kaluar, përsëri  qarku i  Shkodrës vazhdon të jetë në krye të listës së  hartës së kultivuesve të bimës narkotike të canabis sativa”, theksoi ai, duke evidentuar si zonat më të prekura nga ky fenomen ato të komunave Guri i Zi, Vig, bashkinë Vau-Dejës, komunën Temal,  Shllak, Pult, Shosh, Shalë, Postribë, Rrethina, në rrethin e Shkodrës, ato Shkrel dhe Kastrat në rrethin Malësi e Madhe, si dhe Bashkia Fushe Arrës, komuna Luf Qerret, komuna Rrape, komuna Qaf- Mali dhe Iballë në rrethin Pukë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.