Dy aksidente në Tiranë dhe Milot, vdes një i ri, një tjetër plagoset.

Një person është plagosur rëndë mesditën e sotme në rrugën “Arkitekt Kasëmi” në Tiranë. Shkak për aksidentin e tij është bërë shpejtësia e lartë e mjetit motorçikletë me të cilën udhëtonte i riu, ku mësohetse humbja e kontrollit ka shkaktuar aksidentimin e të riut.
Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekimin e duhur. Sipas dëshmitarëve okularë, përveç dëmtimeve të tjera, personi nuk lëvizte njërën këmbë dhe krah. Menjëherë në vendngjarje kanë ardhur efektivë të policisë rrugore ku po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti
Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në Fushë-Milot ku një person ka humbur. Kështu mësohet se një automjet tip “Fiat” ka përplasur një motorçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:03. Gjithashtu bëhet e ditur se motorçiketa drejtohet nga 20 vjeçari Nik Kukaj. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është vetëdorëzuar.
Add new comment