Pensionet, FMN: Rrisni moshën, burrat 67 vjeç, gratë 65 vjeç.

Postuar në 20 Mars, 2014 04:35

“Panorama” shkruan sot se FMN i propozon qeverise shqiptare rritjen e moshes se pensionit, 67 vjeç per burrat dhe 65 vjeç per grate. Banka Botërore po asiston qeverinë në reformën e pensioneve, por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar jep sugjerimet e tij për masat që duhet të ketë parasysh qeveria.

Kështu, FMN propozon që mosha e daljes në pension për burrat të shkojë nga 65 vjeç që është sot, në 67 vjeç, ndërkohë që për gratë nga 60 vjeç që është, në 65 vjeç. Por, përveç moshës FMN propozon edhe një sërë masash të tjera që duhet të ecin paralelisht.

“Një komision i reformës në pensione pritet që të krijohet si një hap i parë për të përcaktuar strategjinë e reformës. Disa nga prioritetet kyçe duhet të përfshijnë: rritjen e moshës në pension për femrat dhe meshkujt, përmirësimi i sistemit të transfertave duke e ndarë atë nga sigurimi social (i cili duhet të jetë në fuqi vetëm për ata që kontribuojnë), përcaktimi i tavaneve të përfitimeve dhe kontributeve, kufizimin e përfitimeve nga pensioni duke e frenuar rritjen e pagave në sektorin publik dhe të faturave të pensionit në linjë me inflacionin”, thuhet në raportin e FMNsë. Po kështu kërkohet ngrirje e rritjes së pagave dhe indeksim i pensioneve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.