Arkiv-Lajme të përditësuara
Grabiten 40 banesa në fshatin turistik të Dardhës.
Dardha, fshati turistik që frekuentohet kryesisht fundjavave dhe në kohë pushimesh, po sulmohet nga grabitësit. Muajt e fundit rreth 40 shtëpi kanë rënë pre e grabitjeve, ku kryesisht u janë marrë orendi dhe pajisje elektroshtepiake. Banorë të Dardhës tregojnë se situata është alarmante. Sipas tyre, pas çdo grabitje policia kryen procedurat, por ende nuk ka autorë të kapur. Banesat që sulmohen nga grabitësit janë ato që nuk banohen gjatë gjithë vitit dhe në Dardhë zëne pjesën më të madhe.
Kukës, përcillen në banesën e fundit tri vajzat e vrara me thikë nga nëna.
Përcillen në banesën e fundit në Kukës, tri vajzat e vrara me thikë një javë më parë nga nëna e tyre në Itali, Edlira Dobrushi.
Simona Keisi dhe Sindi shkonin në Kukës një herë në vit, për pushimet e verës. Ditën e sotme, tri vogëlushet kthehen në Kukës për tu prehur në tokë.
Ceremonia e varrimit ka nisur në orën 16:00 ashtu siç ishte parashikuar pasi familja, të afërmit dhe mijëra qytetarë i ka dhënë lamtumirën e fundit tre vajzave.
Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm edhe familjarët e Edlira Dobrushit, e cila ndodhet në qelitë e Lecco-s.
Shkodër, përplasen dy automjete, një i vdekur në aksident.
Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Shkodër. Policia informon se rreth ores 18.30 ne Lagjen “Skenderbeg” qyteti Shkoder, ne afersi te Karburantit “ADA”, shtetasi Kolë Doçaj, vjec 73, banues ne Fshatin Bardhaj Komuna Rrethina Shkoder, teksa drejtonte cikolomotorin me targa SH 679 B, eshte perplasur me automjetin Tip Kamionin IFA me targa SH 9425 D qe ndodhej i parkuar ne ane te rruges.
Per pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i cikolmotorit shtetasi Kolë Doçaj. Ne vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen veprimet, ka thënë policia.
Pukë, shkrumbohen nga flakët 5.5 hektarë pyje.
Një zjarr masiv ka përfshirë hapësirën pyjore në vendin e quajtur ‘Gryka e Mziut’, në Komunën Fierzë në Pukë. Zjarri është aktivizuar mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë flakët kanë shkrumbuar 5.5 hektarë pyje. Për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e pamundur ndaj për shuarjen e zjarrit po punon vetëm shërbimi pyjor. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen.
Elbasan, kapet me armë luftarake, arrestohet 44-vjeçari.
Një 44-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Policia bën me dije se ka gjetur në banesën e Bedri Kasmit 16200 fishekë dhe arrestoi 44-vjeçarin.
Arkivolёt e tre vajzave tё vrara nё Itali sillen nё Dobrush tё Kukёsit.
Trupat e pajetё tё tre vajzave shqiptare qё u vranё nga nёna e tyre nё Itali pritet tё mbёrrijnё nё atdhe. Arkivolёt mёsohet tё jenё transportuar pёrmes portit tё Barit me traget drejt Durrёsit e mё pas do tё dёrgohen nё fshatin Dobrush tё Kukёsi ku do tё pёrcillen pёr nё banesёn e fundit.
Simona, Keisi dhe Sindi Dobrushit ju krye ceremonia e lamtumirёs ditёn e enjte nё qytetin e Lecos ku dhe humbёn jetёn tragjikisht.
Aksident nё Sukth, njё i vdekur dhe njё i plagosur.
Njё person mbeti i vdekur dhe njё tjetёr i plagosur pas njё aksidenti automobilistik tё nodhur nё hyrje tё Sukthit nё rrethin e Durrёsit. Nga tёdhёnat e para mёsohet se njё mjet tip BMV ёshtё pёrplasur me njё furgon e pёr pasojё kanё mbetur tё plagosur drejtuesi i furgonit Marsel Rrapi dhe ai i makinёs tjetёr Ilir Ajazi.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 28-vjeçari që drejtonte furgonin ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i plagosuri Ilir Ajazi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mbërrijnë në Durrës, trupat e tri vajzave të vrava me thikë nga nëna.
Janë rikthyer në atdhe, por tashmë jo për të kaluar disa ditë pushimi, por për tu prehur përgjithmonë në vendin e tyre. Trupat e pajetë të tre vajzave që u masakruan me thikë nga nëna e tyre mbërritën në portin e Durrësit rreth ores 11:30 të ditës së sotme.
Tre arkivolët janë nisur nga porti i Barit në Itali me traget rreth orës 23:00 të së premtes. Më pas ato do të transportohen drejt qytetit të Kukësit ku dhe do të zhvillohet ceremonia mortore për ti dhënë lamtumirën e fundit. Ceremonia mortore do të zhvillohet rreth orës 14:00 në fshatin Dobrush të Kukësit.
Kosovë, ndalohet me ligj përfshirja e qytetarëve në konflikte jashtë vendit.
Parlamenti i Kosovës ka miratuar projektligjin, i cili ndalon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit.
Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, nis shpronësimi i tokave.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i rekomandon Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të kërkojë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, si pasardhësee Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Komunale të Ferizajt, Nr 340 2001 të datës 11 janar 2002.
Qeveria e Republikës së Kosovës, me kompetencat dhe përgjegjësitë që ka, do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të datës 17 dhjetor 2010.