Kukës, përcillen në banesën e fundit tri vajzat e vrara me thikë nga nëna.

Përcillen në banesën e fundit në Kukës, tri vajzat e vrara me thikë një javë më parë nga nëna e tyre në Itali, Edlira Dobrushi.
Simona Keisi dhe Sindi shkonin në Kukës një herë në vit, për pushimet e verës. Ditën e sotme, tri vogëlushet kthehen në Kukës për tu prehur në tokë.
Ceremonia e varrimit ka nisur në orën 16:00 ashtu siç ishte parashikuar pasi familja, të afërmit dhe mijëra qytetarë i ka dhënë lamtumirën e fundit tre vajzave.
Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm edhe familjarët e Edlira Dobrushit, e cila ndodhet në qelitë e Lecco-s.
Ceremonia është organizuar sipas zakoneve të zonës dhe në të kanë marrë pjesë mijëra banorë të zonës dhe të ardhur nga fshatra të tjerë të zonës.
Trupat e pajetë të 3 vogëlusheve Dobrushi mbërritën kanë mbërritur rreth orës 14:30 minuta në fshatin e tyre në Malci të Kukësit.
Add new comment