Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, nis shpronësimi i tokave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i rekomandon Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të kërkojë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, si pasardhësee Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Komunale të Ferizajt, Nr 340 2001 të datës 11 janar 2002.
Qeveria e Republikës së Kosovës, me kompetencat dhe përgjegjësitë që ka, do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të datës 17 dhjetor 2010.
Obligohet që sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, që vendimin t’ia dërgojë për shqyrtim Kuvendit të Republikës së Kosovës qysh sot”, ka propozuar kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa kabineti qeveritar e ka miratuar.
Në vazhdim të mbledhjes është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i objektit të Agjencisë Kosovare të Forenzikës, në zonën kadastrale të komunës së Prishtinës.
Edhe vendimi preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme dhe zotëruesve të interesit që preken nga ndërtimi i segmentit rrugorë që lidhë autostradat Vërmicë-Merdar dhe Prishtinë-Hani i Elezit, është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për pronat e paluajtshme që preken nga ndërtimi i Linjës 400 kilovoltshe Kosovë-Shqipëri.
Qeveria e Kosovës ka emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Eset Ramën.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për pagesën e shtesave për stimulim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2014.
Add new comment