Aksident nё Sukth, njё i vdekur dhe njё i plagosur.

Njё person mbeti i vdekur dhe njё tjetёr i plagosur pas njё aksidenti automobilistik tё nodhur nё hyrje tё Sukthit nё rrethin e Durrёsit. Nga tёdhёnat e para mёsohet se njё mjet tip BMV ёshtё pёrplasur me njё furgon e pёr pasojё kanё mbetur tё plagosur drejtuesi i furgonit Marsel Rrapi dhe ai i makinёs tjetёr Ilir Ajazi.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 28-vjeçari që drejtonte furgonin ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i plagosuri Ilir Ajazi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbёrritur nё vendin e ngjarjes ka nisur hetimet pёr tё zbardhur rrethanat e shkaqeve të aksidentit, ndërsa kanë shoqëruar në polici 29-vjeçarin Ilir Ajazaj.
Add new comment