Arkiv-Lajme të përditësuara
Dita e Verës në Tiranë, policia deklaron planin e masave.
Ne kuadër të Ditës së Verës nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës do të zhvillohen disa aktivitete festive. Sa sipër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masat e rendit e sigurisë gjatë para dhe gjatë këtyre aktiviteteve festive.
Duke filluar nga ora 09.00 deri më 16.00 te datës 14 Mars 2014 do të ketë disa kufizime të pjeseshme të trafikut rrugor në Sheshin “Nënë Tereza”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Pjetër Bogdani’, Ura Taiwain – kryqëzimi i Shallvareve Tiranë.
Zbardhet krimi, 69-vjeçari vrau fqinjin në Shkodër për mbeturinat.
Zbardhet motivi i vrasjes së ndodhur ditën e sotme në zonën e Vaun e Dejës në Shkodër.
Sipas policisë, mbeturinat e hedhura pranë shtëpisë së komshiut i kanë kushtuar jetën një 48-vjeçari në fshatin Ashtë të komunës Bushat në Shkodër.
Viktima Çesk Pjetri, 48 vjeç eshte vrare me arme zjarri pas nje sherri me fqinjin e tij shtetasin Mark Jaku.
Autori mësohet se i ka kerkuar llogari fqinjit-viktimës, se perse mbeturinat i hidhte afer baneses se tij.
Ish të përndjekurit, fondi i akorduar për këtë vit 18 milion USD.
Të gjithë ish të përndjekurit politikë të shpallur fitues nga qeveria e mëparshme, por që nuk e kanë marrë dëmshpërblimin do të përfshihen në skemë ne dëmshpërblimit të parët.Kështu është shprehur në një prononcim për BW, kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, ku më tej shtoi se fondi i vënë në dispozicion për dëmshpërblim gjatë këtij viti do të jetë 18 milion USD.
Lezhë, ndalohet një 51-vjeçar në Dajç për falsifikim dokumentash.
Një 51-vjeçar, banues në fshatin Dragush, komuna Dajç e rrethit Lezhë, u ndalua sot, pasi akuzohet për vepren penale të falsifikimit të dokumentave.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se Qarkut Lezhë bënë të ditur se Mark Kola eshte ndaluar, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka urdhëruar ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë qe e ka dënuar me tetë muaj burgim për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave të rezultateve zgjedhore”.
Presidenti i Bayern Munich dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg.
Një gjykatë gjermane ka dënuar presidentin e kampionit të futbollit europian Bayern Munich me tre vjet e gysmë burg. Uli Hoeness ngarkohej me akuzat për shmangie taksash.
Hoeness kishte pranuar fajësinë për mashtrimin dhe shmangien e miliona eurove nga autoritetet tatimore të Gjermanisë.
Ish futbollisti gjerman e ndërkombëtar, fitues i Kupës Botërore, kishte pranuar se paratë i kishte fshehur në një bankë në Zvicër.
Meta pret ministrin arab: Krijijohet Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Emirate.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe SH.T. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.Kryetari i Kuvendit z.
Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga shpërthimi në New Jork.
Zyrtarët e Qytetit të Nju Jorkut thonë se së paku 7 vetë janë vrarë nga eksplodimi i gazit në një ndërtesë në Harlemin Lindor.
Këta zyrtarë kanë thënë sot se ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit ende po punojnë në gërmadhat e dy ndërtesave që janëshkaktërruar, meqë tetë vetë konsiderohen të zhdukur, pas shpërthimit të djeshëm të fuqishëm të shkaktuar nga rrjedhja e gazit.
Në vendin e shpërthimit është sjellur makineri e rëndë për largimin e gërmadhave nga hapësira.
Vritet me armë zjarri një 60 vjeçar, të pa qarta shkaqet.
Vritet me armë zjarri një 60-vjeçar, mëngjesin e sotëm në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ashtë të komunës Vau i Dejës, ku shtetasi Çesk Pjetri rreth 60 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, për shkaqe ende të panjohura. Policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, Mark Ndoja, vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Rekrutimet për në Siri, 65-vjeçari i shpallur në kërkim, thirrje për xhihad në internet.
65-vjeçari me origjinë nga Dibra, Medi Manellari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për rekrutimin e të rinjve me qëllim që të luftonin në Siri, tërhoqi vëmendjen e opinionit publik pak muaj më parë, kur në internet u publikua një video në të cilën ai bënte thirrje për xhihad.
Rama në Kavajë: Në pak ditë, tre zyra punësimi ndërmjetësuan punë për 1500 persona.
Kryeministri Edi Rama deklaron se në një muaj, tre zyra të hapura të punës kanë ndërmjetësuar fillimin e marrëdhënieve të punës për rreth 1500 persona.