Rekrutimet për në Siri, 65-vjeçari i shpallur në kërkim, thirrje për xhihad në internet.

Postuar në 13 Mars, 2014 04:31

65-vjeçari me origjinë nga Dibra, Medi Manellari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për rekrutimin e të rinjve me qëllim që të luftonin në Siri, tërhoqi vëmendjen e opinionit publik pak muaj më parë, kur në internet u publikua një video në të cilën ai bënte thirrje për xhihad.

Në video 65-vjeçari shprehet se ndodhet në tokën e shenjtë, që e ka bekuar i madhi Allah, e ku po lufton për të ngritur fenë islame aty ku e ka vendin. Fakti që personi i shfaqur në video ishte shqiptar u konfirmua nga fjalët “mirë është”, që thotë dikush prapa kamerës, pas përfundimit të mesazhit të të moshuarit.

Medi Manellari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe vendndodhja e tij mendohet se është Siria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.