Lezhë, ndalohet një 51-vjeçar në Dajç për falsifikim dokumentash.

Një 51-vjeçar, banues në fshatin Dragush, komuna Dajç e rrethit Lezhë, u ndalua sot, pasi akuzohet për vepren penale të falsifikimit të dokumentave.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se Qarkut Lezhë bënë të ditur se Mark Kola eshte ndaluar, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka urdhëruar ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë qe e ka dënuar me tetë muaj burgim për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave të rezultateve zgjedhore”.
Add new comment