Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, shpërthim me eksploziv, dëme materiale.

Postuar në 10 Mars, 2014 04:45

Shpërthim me eksploziv që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Tiranës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në orën 03:00 në Rrugën ‘Ymer Kurti’.

Nga shpërthimi mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë, zjarr në banesë pranë shkollës “11 janari”

Postuar në 10 Mars, 2014 03:28

Një zjarr ka rënë sot në katin e dytë të një pallati, pranë shkollës “11 Janari” në kryeqytet. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe  bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Burimet e policisë kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në një apartament ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Gjirokastër, qëllohet me gurë autobusi i Shqipëri-Greqi.

Postuar në 10 Mars, 2014 02:33

Një autobus i linjës së transportit Shqipëri-Greqi është qëlluar me gurë në vendin e quajtur, Kordhoc, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, mbremjen e djeshme.

Policia bën të ditur se autobusi me targa INK1608 i linjës Gjirokastër-Janinë ka pësuar dëmtime në xhamin e përparmë si pasojë e sulmit me gurë që i është bërë.

Nga ngjarja mesohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në radhët e pasagjerëve. Pas sulmit, autobusi ka ndaluar në Dervician ku dhe kanë sinjalizuar policinë rreth sulmit.

Gjirokastër, gjendet i vrarë “bosi” i kultivimit të drogës në Lazarat.

Postuar në 10 Mars, 2014 02:32

Një person është gjetur i vrarë sot në Gjirokastër. Viktima është identifikuar si Shpendi Basha, 25 vjeç, i dyshuar si një nga kultivuesit më të mëdhenj të drogës në Lazarat.Policia ka thënë se viktima dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe kufoma është hedhur në rrugë.
Trupi i pa jetë është gjetur nga një bari që lajmëroi më pas policinë lokale. Bariu ka njoftuar forcat e rendit për praninë e kufomës në rrugë në fshatin Kërcullë të Gjirokastrës.

Bllokohen 200 kg drogë, kapen dy grekë, dy shqiptarë në kërkim.

Postuar në 10 Mars, 2014 02:30

Policia shqiptare bashke me palën greke ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë ku janë sekuestruar 200 kg kanabis.
Sasia e drogës se kapur mesohet se është transportuar nga dy shqiptarë përmes verilindjes së Konispolit dhe aty i është dorëzuar dy shtetasve grekë.
Dy shqitarët janë rikthyer në vendin tonë ndërsa pas njoftimit nga pala shqiptare policia greke në zonën e Filatit ndaloi automjetin me të cilin dy grekët po transportonin lëndën narkotike.

Arratiset i dënuari nga burgu më i sigurtë në Maqedoni.

Postuar në 09 Mars, 2014 14:53

Një i burgosur ka arritur që të arratiset nga burgu i ri në periferi të Kumanovës, i cili ishte hapur para një viti, dhe që ka të instaluar një sistem më modern të mbikqyrjes. Ministria e brendshme ka zbardhur inicialet e të burgosurit I.S, i cili ka arritur që të arratiset me sukses.
Për arratisjen e tij është alarmuar policia e Kumanovës, e cila ka nisur ndjekjen.Burgu gjendet në fshatin Kshanje të Kumanovës i cili u ndërtua me një investim të Qeverisë së Maqedonisë me një hapësirë prej 5 mijë metra katrorë dhe kapacitete për 250 të burgosur, transmeton Ina.

Fier, arrestohet “Ben Qimja” i kërkuar në Itali për trafik droge.

Postuar në 09 Mars, 2014 12:22

Arrestohet në Fier Arben Isufaj, i njohur ndryshe si Ben Qimja. Personazhi i shumëpërfolurnë dhjetë vitet e fundit në Shqipëri, është vënë në pranga nga Forcat Speciale.Sipas burimeve të policisë, njoftohet se Ben Qimja është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane e cila e ka shpallur person në kërkim për akuzën e trafikut të drogës.
Ben Qimja ishte arrestuar edhe më parë, por në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.

Atentat terrorist? 4 pasagjerё hypёn nё avionin e zhdukur me pasaporta false.

Postuar në 09 Mars, 2014 11:48

Mbetje janё gjetur nё det nga avioni Boeing 777 i cili besohet se ka rёnё nё Vietnam ndёrsa Interpoli ka nisur hetimet pёr katёr pasagjerё qё dyshohet se kanё hypur nё avion duke pёrdorur pasaporta tё vjedhura. Njё skuadёr vietnameze ka mundur tё gjejё edhe mbetje tё tjera si pjesёn e derёs sё avionit qё ёshtё deklaruar i zhdukur. Pjesa e dyshuar ёshtё gjetur 50 mije nga jugperёndimi i ishullit Tho Chu. Dyshohet se avioni ka shpёrthyer nё ajёr pёr shkak se nuk gjenden nё afёrsi pjesё tё tjera tё tija.

Gjirokastër, gjendet i vrarë “bosi” i kultivimit të drogës në Lazarat.

Postuar në 09 Mars, 2014 11:30

Një person është gjetur i vrarë sot në Gjirokastër. Viktima është identifikuar si Shpendi Basha, 25 vjeç, i dyshuar si një nga kultivuesit më të mëdhenj të drogës në Lazarat.Policia ka thënë se viktima dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe kufoma është hedhur në rrugë.
Trupi i pa jetë është gjetur nga një bari që lajmëroi më pas policinë lokale. Bariu ka njoftuar forcat e rendit për praninë e kufomës në rrugë në fshatin Kërcullë të Gjirokastrës.

Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Gabonin.

Postuar në 09 Mars, 2014 09:31

Republika e Kosovës vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Gabonit. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Gabonit në Francë, Germain Ngoyo Moussavou, kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara