Atentat terrorist? 4 pasagjerё hypёn nё avionin e zhdukur me pasaporta false.

Mbetje janё gjetur nё det nga avioni Boeing 777 i cili besohet se ka rёnё nё Vietnam ndёrsa Interpoli ka nisur hetimet pёr katёr pasagjerё qё dyshohet se kanё hypur nё avion duke pёrdorur pasaporta tё vjedhura. Njё skuadёr vietnameze ka mundur tё gjejё edhe mbetje tё tjera si pjesёn e derёs sё avionit qё ёshtё deklaruar i zhdukur. Pjesa e dyshuar ёshtё gjetur 50 mije nga jugperёndimi i ishullit Tho Chu. Dyshohet se avioni ka shpёrthyer nё ajёr pёr shkak se nuk gjenden nё afёrsi pjesё tё tjera tё tija. Interpoli thotё se nё aeroportin e Tajlandёs kanё hypur nё avion disa pasagjerё me pasaporta false çka shton dyshimin pёr njё akt terrorist. Pasportat janё pёrdorur nё emrin e italianit Luigi Maraldi dhe shtetasit nga Austria Christian Kozel. Luigi Maraldi ishte listuar si njё ndёr personat qё dyshohej tё ishin zhdukur nё avion por nё fakt 37 vjeçari ёshtё shfaqur dhe ka dёshmuar para policisё se pasaportёn e tij ja kishin vjedhur ndёrsa ndodhej nё pushime korrikun e vitit tё pakuar nё ishullin Phuket. Ndёrkaq, Kozel zbuloi se ishte nё listёn e pasagjerёve vetёm pasi policia u shfaq nё shtёpinё e tij nё Salzburg nё fundjavё.
Add new comment