Arkiv-Lajme të përditësuara

Borxhi për frymë tek shqiptarët në vitet 2010-2014.

Postuar në 07 Mars, 2014 12:27

Borxhi publik për frymë llogaritet si raport i stokut total të borxhit ende të pashlyer në një vit të caktuar me popullsinë e regjistruar për atë vit. Nëterma të thjeshtë, ai shpreh mesatarisht “sa borxh publik mbart” secili prej nesh apo “sa i takon të shlyejë” nga borxhi i marrë ndër vite nga qeveritë.

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij indikatori në vitet 2010-2014, i cili shfaqet në grafikun në vijim.

Shkodër, “montuesi” i bombave me celular u zbulua nga “spiunimi” i qytetarëve.

Postuar në 07 Mars, 2014 09:59

“Montuesi” i bombave me celular në Shkodër, Taf Balilaj është arrestuar nga policia pas një telefonate në sallën operative të policisë së Shkodrës e cila ka njoftuar për të shtëna armësh në banesën e 61-vjecarit.
Ditën e sotme gjykata e Shkodrës la në burg të akzuuarin ndërsa prokuroria ka zbardhur gjithë ngjarjen në mënyrën si ka ndodhur ajo.

Laç, vrau vëllezrit Cara, arrest me burg për Altin Pirolin.

Postuar në 07 Mars, 2014 08:50

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën ‘arrest’ me burg ndaj Altin Pirolit.

Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Andrea dhe Endri Cara.

Pirolit i është gjetur një listë me emrat e 15 personave. Të renditur ishin dhe emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kurbinit. “Dyshohet se Piroli kishte në plan t’i vriste”, bën të ditur policia.

Sipas policisë, autori në momentin që ka kryer vrasjen ka qenë i droguar dhe se vrasja është kryer nën efektin e drogës.

Vlorë, policia ndjek në det gomonen e dyshuar me ngarkesë droge.

Postuar në 07 Mars, 2014 08:48

Policia e Vlorës në bashkëpunim Guardia di Financa është vënë në ndjekej të një gomoneje, e cila do të përdorej për trafik drogë dhe kishte mbërritur sot në mëngjes në grykëderdhjen e Semanit.
Forcat shqiptare janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues mëngjesin e sotëm, pasi kishte marrë sinjal ngaradarët të cilët janë vënë së fundmi në funksion nga Ministria e Mbrojtjes.
Gomonia kishte mbërritur në grykëderdhjen e Semanit, për t’u mbushur me kanabis sativa dhe për ta trafikuar atë në drejtim të Italisë.

Kreu i ISHP-së inspekton minierën e Bulqizës: Rritje të standardeve në punë.

Postuar në 07 Mars, 2014 08:47

Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli inspektoi sot minierën e Bulqizës.

Gjatë kësaj vizite kreu i Inspektoriatit të Punës, u takua me drejtues të kompanisë Albchrome që administrojnë minierën, me përfaqësues të sindikatave të minatorëve, si dhe bashkëbisedoi me disa prej minatorëve që punojnë në këtë minierë.

Meta në Universitetin Bujqësor të Tiranës: Gjithë jetën borxhlinj ndaj mësuesve.

Postuar në 07 Mars, 2014 05:48

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zgjedhur Universitetin Bujqësor të Tiranës për të uruar gjithë arsimtarët për festën e 7 Marsit. Në një ceremoni të organizuar nga ky Universitet me rastin e marrjes së certifikatave të pronësisë për kampusin e tij Meta u shpreh se gjithë jetën mbetemi borxhlinj ndaj mësuesve.

Hajdut në spital, 28 vjeçari kryen 15 vjedhje.

Postuar në 07 Mars, 2014 04:14

Tiranë, 7 mars 2014, NOA.al- 28 vjeçari Alfred Dedja nga Burreli, përfundoi në prangat e policisë i akuzuar për një sasi të madhe vjedhjesh. Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, dyshohet se ka thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash. Nga kryerja e veprimeve proceduriale e hetimore rezulton se 28 vjeçari është autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura më parë, ku ka marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura.

Tirane, ndryshon proçedura e aplikimit per viza ne Britani, ja rregullat e reja.

Postuar në 07 Mars, 2014 03:36

Ambasada britanike ka bërë me dije se, duke filluar nga 19 marsi 2014, do të ndryshojë procedurat e aplikimit për viza për në Mbretërinë e Bashkuar. Në të ardhmen, aplikimet për vizë nuk do të pranohen më nga ambasada. Për rrjedhojë, aplikimet për vizë do të pranohen tek Qendra e Aplikimit për Vizë nga‘Teleperformance Ltd’, një partner tregtar i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, pranë një zyre të caktuar në Tiranë.

Dyshohen për 14 vjedhje, pranga tre personave në Gjirokastër.

Postuar në 07 Mars, 2014 03:33

Në Gjirokastër tre persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës nën akuzën e vjedhjes.
Burimet zyrtare kanë thënë se Florenc Mahmudi, Fatmir Braho dhe Albion Shahu u arrestuan pasi dyshohet tëjenë autorë të 14 vjedhjeve në fshatrat e Dropullit.

Ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur në këto fshatra ndërsa dyshohen për 14 vjedhje. Sipas policisë të arrestuarit kanë qenë edhe më parë të dënuar për vjedhje.

Parandalohet vrasja në Tiranë, dy autorët në pranga, një në kërkim.

Postuar në 07 Mars, 2014 03:31

Policia e Tiranës njoftoi se ka parandaluar një vrasje në kryeqytet. Burimet zyrtare theksuan se më datë 06.03.2014 rreth orës 02.30’ nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë, si rezultat i një operacioni policor të koduar “Hajmel”, është bërë e mundur identifikimi dhe më pas arrestimi në flagrancë  i shtetasve:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara