Vlorë, policia ndjek në det gomonen e dyshuar me ngarkesë droge.

Policia e Vlorës në bashkëpunim Guardia di Financa është vënë në ndjekej të një gomoneje, e cila do të përdorej për trafik drogë dhe kishte mbërritur sot në mëngjes në grykëderdhjen e Semanit.
Forcat shqiptare janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues mëngjesin e sotëm, pasi kishte marrë sinjal ngaradarët të cilët janë vënë së fundmi në funksion nga Ministria e Mbrojtjes.
Gomonia kishte mbërritur në grykëderdhjen e Semanit, për t’u mbushur me kanabis sativa dhe për ta trafikuar atë në drejtim të Italisë.
Efektivët e Drejtorisë së Kufirit dhe Delta Forcë dhe tre mjete të Guardia di Financas po vazhdojnë të ndjekin gomonen në grykëderdhjen e Semanit.
Katër mjete lundruese ne bregdetin e Semanit se bashku me forca të shumta policore vazhdojnë operacionin per kapjen e nje gomoje qe dyshohet se eshte e ngarkuar me droge.
Policia e Fierit nuk ka dhene asnje njoftim por burime te tjera thane se ky eshte nje operacion antidroge qe ka nisur nga brigjet e Vlores.
Add new comment