Arkiv-Lajme të përditësuara

Sizmologjia: Tri tërmete ranë brenda pak orësh në Tiranë, Durrës e Vlorë.

Postuar në 08 Mars, 2014 12:25

Instituti i Sizmiologjisë ka pohuar se ditën e sotme janë regjistruar tri tërmete brenda pak orësh në Vlorë Tiranë, Durrës.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë në Fushë-Krujë, Durrës, Vlorë, bëhet e ditur nga burimet. Sipas tyre,lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në zonën e Orikumit.
Lekundjet 4.3 balle ne Tirane
Lëkundje të forta termeti janë regjistruar diten e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.15 kur për disa sekonda ka pasur lëkundje të tokës.

Infarkti, ndërron jetë ish-zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni.

Postuar në 08 Mars, 2014 09:35

Nderron jete ne moshen 49 vjecare, Ferdinand Poni, ish zv ministri i Brendshem dhe  keshilltar bashkiak i Partise Demokratike ne Tirane.

Poni ka nderruar jete diten e sotme ne qytetin e Prizrenit ne Kosove. Shkak i vdekjes mendohet se ka qene njernfarkt ne zemer.

Ferdinand Poni ka marrë Master për matematikë në Universitetin e Tiranës. Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Ka ndjekur një sërë kursesh specializimi në disa vende, si në Universitetin e Nju Jorkut.

8 marsi, politika urime për festën e gruas.

Postuar në 08 Mars, 2014 09:24

Dita ndërkombëtare e gruas nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së politikës, ku në mënyrë të veçantë politikanët burrat kanë kanë përcjellë urimet e tyre në këtë ditë feste për nënat dhe gratë në vend. Si në shumë festa të tjera, urimet vinë përmes rrjeteve sociale.

Kryeministri Rama në fb, urimin e ka shoqëruar me një foto të dy grave të jetës së tij, nënës dhe bashkëshortes Linda.

“GËZUAR 8 MARSIN – Qoftë e lumtur sot e në sa më shumë ditë e vite si sot, çdo nënë e grua që kaq shumë kuptim, dashuri e jetë i jep jetës sonë!”

Gratë e PD protestë tek kryeministria: Ky, 8 marsi më i keq.

Postuar në 08 Mars, 2014 09:23

Partia Demokratike njoftoi sot se qindra gra dhe vajza protestuan sot para Kryeministrisë për atë që shumë prej tyre e quajtën 8 marsin më të keq në jetën e tyre, duke pasur parasysh pasigurinë e jetës, kushtet evështira ekonomike, dhe largimet masive nga puna të bëra nga qeveria.
Pensioniste, studente, nëna dhe bashkëshorte iu bashkuan sot në mesditë thirrjes së Lidhjes Demokratike të Gruas, për të protestuar për gjendjen e përkeqësuar të gruas shqiptare dhe për të drejtat e shkelura, thuhet në deklaratë.

Lirohet nga burgu përjetë gjenerali shqiptar i ushtrisë turke.

Postuar në 08 Mars, 2014 09:22

Një ish-shef i ushtrisë turke, me origjinë shqiptare, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e tij në një komplot për të rrëzuar qeverinë turke, është liruar nga burgu në Stamboll. Një gjykatë lokale urdhëroi lirimin e Gjeneral Ilker Basbug, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë përmbysi dënimin e tij, duke cituar një teknikalitet ligjor.

Tiranë, bllokohen katër pako tritol, arrestohet poseduesi.

Postuar në 08 Mars, 2014 03:39

Policia e Tiranës beri me dije se ka sekuestruar 4 pako me lëndë eksplozive në një banesë në zonën e Kasharit. Lënda plasese  e gjetur në një banesë në periferi të kryeqytetit është e llojit tritol. Policia e Tiranës dhe Komisariati i Kombinatit arrestuan shtetasin Sokol Shehu, 27 vjeç, në banesën e të cilit u bllokua lëndë plasëse e llojit tritol.

Kur 8 Marsi u bë dita ndërkombëtare e gruas.

Postuar në 08 Mars, 2014 03:34

Viti 1910, përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit,  8 Marsi,  të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave. Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Qeveria miraton strukturat e shpërblimeve për punonjësit e forcave të rendit.

Postuar në 08 Mars, 2014 03:30

Këshilli i Ministrave ka miratuar strukturat dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit. Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, qeveria përcakton se nivelet e reja të shpërblimeve do të hyjnë në fuqi nga 1 janari. Nga struktura e re do të përfitojnë punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda dhe Policinë, si dhe punonjësit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik.

Tiranë, ekstradohet nga Spanja anëtari i bandës së drogës.

Postuar në 07 Mars, 2014 14:16

Një anëtar i një bande të trafikut të drogës është ekstraduar sot në Shqipëri nga Spanja.
Burimet zyrtare kanë thënë se Interpol Tirana ka ekstraduar ditën e sotme shtetasin Vangjel Kondili, i akuzuar për trafikim heroine dhe kokaine.

Itali, arrestohet shqiptari trafikant femrash, i kërkuar prej 10 vitesh.

Postuar në 07 Mars, 2014 14:11

Policia italiane në Romë ka arrestuar një shqiptari, i cili ishte shpallur në kërkim që para 10 vitesh. Ditën e sotme mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Gëzim Bullari ishte dënuar me 16 vjet burg.
Ky person, sipas policisë akuzohej se kishte trafikuar femra nga Durrësi në Itali, ku i shfrytëzonte përprostitucion.
Bëhet e ditur se 43-vjeçari shqiptar ishte shpallur një urdhër-arrest ndërkombëtar dhe kërkohej nga Interpoli. Bullari ishte pjesë e një grupi kriminal shqiptar, që merrej me shfrytëzim të femrave për prostitucion.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara