Tiranë, bllokohen katër pako tritol, arrestohet poseduesi.

Postuar në 08 Mars, 2014 03:39

Policia e Tiranës beri me dije se ka sekuestruar 4 pako me lëndë eksplozive në një banesë në zonën e Kasharit. Lënda plasese  e gjetur në një banesë në periferi të kryeqytetit është e llojit tritol. Policia e Tiranës dhe Komisariati i Kombinatit arrestuan shtetasin Sokol Shehu, 27 vjeç, në banesën e të cilit u bllokua lëndë plasëse e llojit tritol.

Kontrolli në banesën e tij, në zonën e Kasharit, – thotë policia, – u bë pas informacioneve të mbledhura nga agjentët e krimeve, se i riu dyshohet që ishte i implikuar në shitjen e lëndëve plasëse, megjithatë gjithçka është ende nën verifikim, për të pasur një version të konfirmuar në funksion të hetimeve, se përse e mbante lëndën plasëse i riu.Policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale sasinë e tritoli, si dhe ka arrestuar pronarin e shtëpisë.
Nuk dihet prejardhja e lëndës plasëse. Pritet dëshmia e të arrestuarit për të marrë vesh më tepër informacione mbi qëllimin e posedimit të tritolit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.