Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama njofton bashkëbisedim me median të enjten në 18:00.

Postuar në 05 Mars, 2014 09:14

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një lajmërim në rrjetin social Facebook ku thekson se nesër në orën 18:00 do të zhvillojë një konferencë të drejtëpërdrejtë nga Kryeministria. “Kryeministri juaj! Të enjten, 6 Mars, Ora 18:00, Live TV nga Kryeministria” thuhet në njoftimin e Ramës.

Ndërpritet mbledhja e Komisionit të Sigurisë, kreu i SHISH kërkon nga deputetët certifikatën e sigurisë

Postuar në 05 Mars, 2014 09:13

.Me kërkesë të kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, Komisioni i Sigurisë ka ndërprerë mbledhjen me dyer të mbyllura .

Gjatë mbledhjes, Ajazi konstatoi se jo të gjithë deputetët kanë certifikatën e sigurisë.
“Kush nuk ka certifikatë nuk mund të qëndrojë në mbledhje”, tha Ajazi i thirrur për të raportuar në mbledhje.

Anulohen gjobat para dhe pas elektorale, Ahmetaj: Fund abuzimit.

Postuar në 05 Mars, 2014 09:07

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të radhës të  anulojë të gjitha gjobat para dhe pas elektorale për biznesin. Vendimi i qeverisë u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Sipas Ahmetaj ky vendim i jep fund abuzimit me gjobat.

“Ky vendim i Këshillit të Ministrave është i rëndësishëm për marrëdhëniet qeveri-biznes. Nëse deri dje gjobat përdoreshin për të mbushur arkat e boshatisura nga keqmenaxhimi sot kjo ka ndyshuar. Po e shpëtojmë biznesin nga të gjitha dështimet parazgjedhore.

Masakra në Lac, policia: Autori i droguar, do vriste 15 qytetarë.

Postuar në 05 Mars, 2014 09:06

Policia ka zbardhur sot detaje mbi autorin e vrasjes së djeshme të dy vëllezërve Andrea dhe Endri Cara, 31 dhe 32 vjeç.

I prangosur në polici është Altin Piroli, autori që ekzekutoi në mes tëqytetit të Laçit 2 vëllezërit. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se Pirolit i është gjetur një listë me emrat e 15 personave. Të renditur ishin dhe emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kurbinit.
“Dyshohet se Piroli kishte në plan t’i vriste”, bën të ditur policia.

Tiranë, dy persona grabisin dyqanin e celularëve.

Postuar në 05 Mars, 2014 05:17

Një pikë shitje është grabitur mbrëmjen e djeshme nga dy persona në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Policia ka thene se rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme një dyqan celularësh ka rënë ‘pre’ e një grabitjeje nga persona të paidentifikuar ende.
Sipas policisë dy persona të veshur me veshje sportive, dhe kapele kanë shfrytëzuar momentin kur në dyqan nuk ka pasur njeri dhe kanë grabitur prej tij shumën 65 mijë lekë të reja mes tyre dhe disa telefona celularë.

Taksitë 8+1 nesër protestë para Parlamentit, Kalaja: Politika të reflektojë.

Postuar në 05 Mars, 2014 04:26

Shoferët e taksive 8+1 kanë paralajmëruar një tjetër protestë ditën e nesërme. Protesta do të fillojë në orën 09:00 para godinës së Parlamentit. Kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja,u ka bërë thirrje qytetarëve dhe shoferëve të autobusëve të bashkohen me protestën.

Ai ka kërkuar që deputetët dhe kryeministri të reflektojnë. “Vendi destabilizohet nga imponimi i qeverisë për protesta”- është shprehur Kalaja. Kreu i Bashkimit të Sindikatave ka theksuar se një nga kërkesat e protestuesve është ndryshimi i ligjit të vitit 1998 për taksitë.

Operacioni “Aksesorët”,prangoset autori i 6 vjedhjeve në Tiranë.

Postuar në 05 Mars, 2014 04:22

Në vijim të operacionit të koduar “Aksesorët”, Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Institutin e Policisë Shkencore, në orën 16.00 të ditës së djeshme, u bë ndalimi i shtetasit Fatmir Pellumb Haxhiu, 18 vjeç, banues në Yzberisht Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”. Nga kryerja e veprimeve hetimore u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi ligjor i këtyre vjedhjeve:  me datë 16.11.2013, ka vjedhur në banesën e një shtetasi të ndodhur në rrugën « Shaban Bardhoshi» Kombinat, disa vegla pune; më datë 27.12.2013, në  rrugën “Nexhat Agolli”, është  vjedhur  dyqani

Fier, arrestohet 36-vjeçari, rrahu për vdekje një person.

Postuar në 05 Mars, 2014 04:08

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit mëngjesin e sotëm nën akuën e vrasjes. Hekuran Mecanaj akuzohet se ka vrarë nga pakujdesia 41-vjeçarin M.Lule. 

Ai ka goditur me grushte 41-vjeçarin për motive që ende nuk dihen derisa ky I fundit ka mbetur i vdekur. Policia ka shoqëruar edhe dy persona Florian Saliasi dhe Arti Idrizi për moskallëzim krimi.

Shpërthen kamioni në Pogradec, policia: Defekt teknik.

Postuar në 05 Mars, 2014 01:54

Një kamion ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Pogradec. Burimet zyrtare të policisë kanë thënë se rreth orës 22.00, të ditës së djeshme në lagjen 1 Pogradec, është dëgjuar një shpërthim ne nje një mjet kamion me targa AA 655 FC, në pronësi të shtetasit J.L,banues ne Pogradec, i cili në momentin e shpërthimit ishte parkuar.
Sipas të dhenave paraprake të ekspertit auto-teknik dhe ekspertit kriminalist të ndodhur ne vendngjarje dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë nga krijimi i qarkut të shkurter tek të dyja bateritë të lidhura ku ka ndodhur dhe plasja e tyre, thekson policia.

Linda Rama: Dhuna në familje, problem shqetësues për Shqipërinë.

Postuar në 04 Mars, 2014 16:08

“Dhuna në familje mbetet një problem shqetësues në vendin tone”, u shpreh sot  bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, gjatë edicionit të 5-të të aktivitetit “Simfonia e jetës”, të organizuar me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit, në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku merrte pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, zonja Lumnije Thaçi.
Duke përcjellë mesazhin e rëndësisë së përçimit të vlerave të shoqërisë, Znj. Rama theksoi se, kriza në vendin tonë është ekonomike dhe morale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara