Tiranë, dy persona grabisin dyqanin e celularëve.

Postuar në 05 Mars, 2014 05:17

Një pikë shitje është grabitur mbrëmjen e djeshme nga dy persona në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Policia ka thene se rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme një dyqan celularësh ka rënë ‘pre’ e një grabitjeje nga persona të paidentifikuar ende.
Sipas policisë dy persona të veshur me veshje sportive, dhe kapele kanë shfrytëzuar momentin kur në dyqan nuk ka pasur njeri dhe kanë grabitur prej tij shumën 65 mijë lekë të reja mes tyre dhe disa telefona celularë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.