Ndërpritet mbledhja e Komisionit të Sigurisë, kreu i SHISH kërkon nga deputetët certifikatën e sigurisë

.Me kërkesë të kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, Komisioni i Sigurisë ka ndërprerë mbledhjen me dyer të mbyllura .
Gjatë mbledhjes, Ajazi konstatoi se jo të gjithë deputetët kanë certifikatën e sigurisë.
“Kush nuk ka certifikatë nuk mund të qëndrojë në mbledhje”, tha Ajazi i thirrur për të raportuar në mbledhje.Sipas Ajazit, prezent në mbledhje nuk duhet të jenë persona pa këtë certifikatë sepse sipas tij, shkelet ligji për informacionin e klasifikuar. Deputetët kanë aplikuar për të marrë certifikatën e sigurisë në Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar, në varësi të kryeministrit.
Por disa deputetë nuk e kanë këtë certifikatë.
Nga ana e tyre dhe deputetët kanë kërkuar të verifikohet certifikata e sigurisë për Visho Ajazi Lika.Seanca, e parashikuar në ora 10:00, u shty për në ora 12:00, por nuk arriti të zhvillohej, pasi kreu i SHISH nuk ishte pajisur me çertifikatën e vlefshme të marrjes së informacionit të klasifikuar.
“Mbledhja u shty për një moment tjetër, derisa kreu i SHISH-t të pajiset me një çertifikatë të vlefshme sigurie”, tha për mediat sekretari i komisionit të Sigurisë, Taulant Balla.
Add new comment